Bota

Zhduket ish-ushtari i UÇK-së në Pejë, familjarët e kërkojnë prej 5 ditësh (FOTO)

Familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij. Policia e Kosovës ka lënë të gjitha të dhënat, në rast se një person ka dijeni për vendndodhjen e tij.

30 Mars 2023, 20:02 Nga A.B
Zhduket ish-ushtari i UÇK-së në Pejë, familjarët e
UÇK

KOSOVË- Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) në Pejë ka njoftuar se është zhdukur ish-ushtari Samir Puza. Në njoftim thuhet se Puza është zhdukur prej datës 25 mars. Familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij. Policia e Kosovës ka lënë të gjitha të dhënat, në rast se një person ka dijeni për vendndodhjen e tij.

Që nga e shtuna 25 mars 2023, nuk kemi asnjë informacion për bashkëluftëtarin tonë Samir Puza (Maka). I njëjti nuk është lajmëruar në shtëpi dhe nuk dimë asgjë për gjendjen dhe vendndodhjen e tij. Samiri është i njohur për mbarë qytetin e Pejës si djalë i urtë dhe punëtor. Lusim të gjithë qytetarët që nëse kanë informacion të lajmërojnë në njërin nga numrat vijues: 049 876 491 (familja), apo 049 515 134 (OVL Pejë)”, thuhet në njoftim.

saimir puza

Sondazh

Poll