Bota

'Hapi i radhës është 4 prilli'/ Hovenier: Një pjesë e marrëveshjes po zbatohet

Diplomati amerikan vlerësoi se shteti që ai përfaqëson, besojnë fuqishëm se marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht. 

30 Mars 2023, 19:39 Nga a.l
'Hapi i radhës është 4 prilli'/ Hovenier: Një
Jeff Hovenier

KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është shprehur se Marrëveshja e Ohrit, në mes të Kosovës dhe Serbisë, e arritur me 18 mars, tanimë ka filluar që të zbatohet.

“Para së gjithash, unë do të thoja se një pjesë e marrëveshjes po zbatohet tashmë dhe natyrisht është një proces për të zbatuar të gjithë marrëveshjen”, tha ai për Televizionin 7.

Diplomati amerikan vlerësoi se shteti që ai përfaqëson, besojnë fuqishëm se marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht.  Ndërkaq, Hovenier shtoi se hap i radhës është takimi i katër prillit, në të cilin do të takohen kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç, i konfirmuar nga zyrtarët e BE-së.

“Hapi tjetër është takimi më 4 prill, e dini se dialogu i Miroslav Lajçak’ut është një dialog i ri i lehtësuar që po i tërheq kryenegociatorët të bisedojnë pikërisht për ato çështje dhe ne presim një takim të suksesshëm në mënyrë që të ecim përpara zbatimin e marrëveshjes”, ka shtuar Hovenier.

Më 18 mars në Ohër, Kosova dhe Serbia u pajtuan që të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur. Megjithatë, atë nuk e nënshkruan zyrtarisht. Në fakt, kryeministri Albin Kurti ka qenë i gatshëm të nënshkruaj, por presidenti serb ka refuzuar.

Kurti dhe Vuçiç u pajtuan paraprakisht më 27 shkurt me planin 11-pikësh të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve që për diplomacinë perëndimore vlerësohet shumë e rëndësishme dhe një sukses pas agresionit rus në Ukrainë. Kjo Marrëveshje nuk e përfshinë njohjen reciproke mes të dy vendeve, por kërkon nga të dyja që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat e veturave. Po ashtu, nga palët kërkohet që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

jeffrey hovenier

Sondazh

Poll