Bota

Spanja do të dërgojë gjashtë tanke Leopard në Ukrainë

Robles u shpreh se vendi sapo kishte riparuar mjetet luftarake që nuk ishin përdorur që nga vitet 1990 dhe kishte testuar gatishmërinë e tyre luftarake përpara se t’i dërgonte ato.

30 Mars 2023, 07:59 Nga F.M
Spanja do të dërgojë gjashtë tanke Leopard në
Tanke

UKRAINË- Spanja do të dërgojë gjashtë tanke Leopard të prodhimit gjerman në Ukrainë. Ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles tha se kjo gjë mund të ndodhë pas Pashkëve. Robles u shpreh se vendi sapo kishte riparuar mjetet luftarake që nuk ishin përdorur që nga vitet 1990 dhe kishte testuar gatishmërinë e tyre luftarake përpara se t’i dërgonte ato.

“Duke dërguar Leopardët, ne do të vazhdojmë të ndihmojmë popullin ukrainas… për të mbrojtur veten kundër një sulmi absolutisht të padrejtë. Spanja tani do të riparojë katër tanke të tjera që do të dërgohen shumë shpejt,”- tha ajo.

Tanket 2A4 Leopard të prodhimit gjerman do të dërgohen në Ukrainë pas 9 prillit. Në fillim të kësaj jave, 18 tanke Leopard 2 të premtuara nga Gjermania dhe tre të premtuara nga Portugalia arritën në Ukrainë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll