Politike

"Me Këlliçin bashkia u kthehet qytetarëve"/ Meta: Ai u jep zgjidhje problemeve të kryeqytetit

Meta tha se 14 maji do të jetë dita që do të kthejë Bashkinë e Tiranës në shërbim të qytetarëve.

29 Mars 2023, 19:19 Nga A.B
"Me Këlliçin bashkia u kthehet qytetarëve"/ Meta: Ai
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është i bindur se Tiranës, i duhet një person si Belind Këlliçi. Teksa ishte në një takim me banorë të zonës së Saukut, Meta tha se 14 maji do të jetë dita që do të kthejë Bashkinë e Tiranës në shërbim të qytetarëve. Ai u shpreh se plani i kandidatit të opozitës Belind Këlliçi është një nga arsyet pse ai duhet votuar, pasi jep zgjidhje për një sërë problemesh që ka kryeqyteti sot.

"Me Këlliçin, bashkia u kthehet qytetarëve"-tha Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë garantoi banorët e Saukut se këshilltarët e Partisë së Lirisë dhe opozitës do të jenë zëri tyre në parlamentin e qytetit për ta sjellë Bashkinë e Tiranës më afër qytetarëve./Dosja.al

ilir meta

Sondazh

Poll