Politike

A do ta pranojë Lulzim Bashën nëse vjen në fushatën e tij? Ja si përgjigjet Belind Këlliçi

Belind Këlliçi u pyet nëse do ta pranonte Bashën në fushatën e tij elektorale. Por përgjigjia ishte negative.

29 Mars 2023, 19:16 Nga k.m.
A do ta pranojë Lulzim Bashën nëse vjen në fushatën e
Belind Këlliçi dhe Lulzim Basha

TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi duket se nuk pranon "ndihmë" nga ish-kryedemokrati Lulzim Basha. I ftuar në Ora Neës, kandidati për bashkinë e Tiranë, Belind Këlliçi u pyet nëse do ta pranonte Bashën në fushatën e tij elektorale. Por përgjigjia ishte negative.

"Basha nuk më ka uruar dhe nuk kam pasur komunikim me të. Ai mund të vijojë si qytetar i Tiranës. Programi im do t’i ofrojë lehtësi në trafik dhe në lëvizjes, edhe Bashës e Alibeajt, edhe Bejkos dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës,"-tha Këlliçi.

Disa ditë më parë, jashtë Kuvendit, tashmë deputeti i PD-së, Lulzim Basha tha se do të merrte pjesë në fushatën e zgjedhjeve lokale të 14 majit. 

belind kellici lulzim basha

Sondazh

Poll