Sport

Kapiteni Granit Xhaka: “6 pikë, asnjë gol i pësuar në dy ndeshje, jemi gati për sfidën!”

Futbollistët e Zvicrës janë të kënaqur me fillimin e kualifikueseve për “Euro 2024”. Ata kanë arritur bilanci perfekt në grup, duke marrë dy fitore në dy ndeshjet e para.

29 Mars 2023, 21:45 Nga DOSJA
Kapiteni Granit Xhaka: “6 pikë, asnjë gol i pësuar në

ZVICER - Pas fitores 5-0 ndaj Bjellorusisë në Novi Sad të Serbisë, kombëtarja e Zvicrës arriti një fitore bindëse edhe në ndeshjen e dytë kualifikuese të Kampionatit Evropian. Ajo, të marten e 28 marsit mundi 3-0 Izraelin në Gjenevë.

Kapiteni i helvetëve, kosovari Granit Xhaka u shpreh shumë i lumtur për fillimin e këtij cikli në këtë mënyrë. “Ne mundëm të tregonim një paraqitje dominuese ndaj Izraelit, veçanërisht në pjesën e dytë.

Gjashtë pikë, zero gola, kjo është gjithçka që mund të bënim. Nuk është gjithmonë e lehtë kur je favorit në grup, por ne jemi gati për sfidën”,- tha Xhaka pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll