Sport

E VEÇANTE! Një teatër në Argjentinë bëri njoftimin për të... larguar njerëzit që kishin bllokur mjedisin: "Messi nuk është këtu"...

Mijëra argjentinas rrethuan mjedisin një teatri në Buenos Aires, pas thashethemeve se Lionel Messi ishte i pranishëm.

29 Mars 2023, 19:12 Nga DOSJA

E VEÇANTE! Një teatër në Argjentinë bëri

ARGJENTINE - Gjëra të mahnitshme kanë ndodhur jashtë teatrit "Lola Membrives" në Buenos Aires.

Që në mëngjes herët, të shtunën e kaluar në kryeqytetin e Argjentinës, u përfol se Lionel Messi do të vizitojë këtë teatër në mbrëmje për të parë shfaqjen “Tucci”, që kishim parë më parë në kinema me Dustin Hoffman.

Ylli i spektaklit është aktori Nicolas Vasquez, i cili është mik i Messit. Skenarët për praninë e Lionel Messit në teatër u forcuan nga fakti se një natë më parë, së bashku me Antonella Roccuzzo, ‘Pleshti’ kishte shkuar në lokalin e protagonistes së shfaqjes, Giulierta Calvo, për t'u argëtuar.

Kështu, që në orët e para të pasdites, mijëra njerëz nga kryeqyteti dhe zonat përreth mbërritën jashtë teatrit dhe ndaluan trafikun në pritje për të parë nga afër Lionel Messin. Pas shfaqjes së parë, ata që ishin brenda teatrit refuzuan të largoheshin, pasi prisnin që Messi të shfaqej për të parë të dytën.

Nga ana tjetër, njerëzit jashtë teatrit shtynin të futeshin brenda! Për të shmangur më të keqen, drejtuesit e teatrit shkruanin në matricën e teatrit sipër hyrjes: “Messi nuk është në teatër”. Kjo është dëgjuar edhe nga altoparlantët e teatrit për të shpërndarë turmën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll