Sport

FIFA largon Botërorin U-20 nga Indonezia...

FIFA ka vendosur të largojë organizimin e Botërorit U-20 nga Indonezia. Vendi aziatik kishte njoftuar refuzimin e tij për të pritur ekipin izraelit për arsye politike. Një vend i ri organizator duhet të gjendet jo më vonë se maji.

29 Mars 2023, 20:22 Nga DOSJA
FIFA largon Botërorin U-20 nga Indonezia...

ZVICER - Indonezisë i është hequr e drejta për të pritur dhe organizuar Kupën e Botës 2023 për U-20 (20 maj-11 qershor), njoftoi të mërkurën organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA. 

Një vendim që u mor pas anulimit nga Federata e Futbollit (PSSI) të shortit pasi guvernatori i ishullit Bali, kryesisht hindu, refuzoi të mirëpresë ekipin izraelit.

“FIFA ka vendosur, për shkak të rrethanave aktuale, të t’i heqë të drejtën Indonezisë për organizimin e Kupës së Botës U-20”,- thuhet në një deklaratë të FIFA-s. 

Një vend i ri pritës do të caktohet sa më shpejt të jetë e mundur, datat e Botërorit mbeten të pandryshuara për momentin. Sanksionet e mundshme ndaj Indonezisë gjithashtu mund të merren më vonë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll