Sport

Surprizë te Mançesteri! De Gea refuzon ofertën e rinovimit të kontratës me United...

Manchester United, i cili nuk kishte në plan të zgjaste kontratën e portierit në fillim të sezonit, dëshiron të ulë pagën e tij prej 425.000 euro në javë.

29 Mars 2023, 21:04 Nga DOSJA
Surprizë te Mançesteri! De Gea refuzon ofertën e rinovimit

ANGLI - David De Gea ka refuzuar ofertën e rinovimit që Manchester United i ka vënë në tavolinë. Portieri 32-vjeçar spanjol përfundon kontratën e tij me ‘Djajtë e Kuq’ më 30 qershor dhe për momentin nuk ka asnjë marrëveshje për të zgjatur lidhjen, sipas Daily Mail.

Synimi i drejtuesve është që madrileni të vazhdojë të mbrojë portën e ‘Old Trafford’ edhe në vitet e ardhshme, por me kusht që të ulë pagën e portierit, më të lartën në skuadër. De Gea merr rreth 425 mijë euro në javë dhe është një nga më të paguarit në të gjithë Premier League.

Manchester United nuk kishte në plan t'i ofronte De Geas rinovimin kur filloi sezoni. Mirëpo, niveli që ka treguar portieri spanjol gjatë gjithë rrjedhës së Erik Ten Hag ka ndryshuar mendimin e drejtuesve të ‘Old Trafford’. Trajneri holandez është mbrojtësi kryesor i De Geas në klub dhe është ai që ka kërkuar rinovimin e tij.

Sipas Daily Mail ka optimizëm në nivelet e larta të Manchester United për të arritur një marrëveshje, pavarësisht se portieri ka rrëzuar ofertën e parë të rinovimit. Ndërkohë, lojtari mund të negociojë lirisht me çdo klub që nga 1 janari.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll