Politike

Premtoi rritjen e pagave dhe pensioneve para zgjedhjeve, Rama: Analfabetizëm politik! Ndalohet para krijimit të qeverisë së re

Kryeministri Edi Rama në rrjetet e tij sociale nxorri nenin, ku pretendon se shkruhet se Kodi Zgjedhor ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, e jo ato lokale.

29 Mars 2023, 19:16 Nga k.m.
Premtoi rritjen e pagave dhe pensioneve para zgjedhjeve, Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave se po rrit pagat dhe pensionet për të siguruar vota në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 14 mars. Pas akuzave që mori nga dalja në deklaratë për shtyp, kryeministri Edi Rama në rrjetet e tij sociale nxorri nenin, ku pretendon se shkruhet se Kodi Zgjedhor ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, e jo ato lokale. E ndër të tjera nuk i kurseu akuzat ndaj kritikëve. 

"Analfabetizmi politik është ku e ku më e keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional! Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimit të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj,"-shkruan Rama. 

Premtoi rritjen e pagave dhe pensioneve para zgjedhjeve, Rama:

Çfarë premtoi sot Edi Rama?

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama njoftoi se çdo pensionist do të marrë në llogarinë e tij përveç pensionit, edhe një shpërblim prej 5 mijë lekë të reja. Po ashtu, konfirmoi rritjen e pagës minimale nga 1 prilli në 40 mijë lekë, ndërsa deklaroi ambicien për të ndërhyrë edhe në pagën mesatare në vend, që aktualisht është rreth 60 mijë lekë të reja. 

edi rama vendimet e qeverise 29 mars 2023

Sondazh

Poll