Politike

"I them thjeshtrës së tij..."/ Berisha në Cërrik: Familjarët e Ramës fitojnë qindra tendera, kjo s'duhet të ndodhë në një vend demokratik

Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi sërish kryeministrin Rama, se familja e tij po fiton tenderat, mes tyre edhe vajza e bashkëshortes, Linda Rama.

29 Mars 2023, 18:00 Nga A.B
"I them thjeshtrës së tij..."/ Berisha në Cërrik:
Sali Berisha

CËRRIK- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pranishëm sot në Cërrik, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Servet Duzha. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Duzhën, që sipas tij është një personalitet i nderuar dhe që të gjithë ia njohin vlerat.

Ai akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama, që sipas tij familjarët e Ramës po fitojnë tenderat, mes tyre edhe vajza e bashkëshortes, Linda Rama.

Kreu aktual i Bashkisë shpërndanë tender për të afërmit e tij, edhe Rama e bën këtë gjë, ky imiton Edi Ramën. Baxhanaku i tij ka fituar qindra tendera kur ligji e përjashton atë. Familjarë të kryeministrit s’mund të marrin pjesë në tendera publik. Kjo nuk ndodh në një vend demokrati, sepse përdor influencën e kryeministrit për të përfituar me të padrejtë. Ndaj ligji i përjashton. Por Rama nuk e njeh këtë ligj. Thjeshtra e tij dhe unë e di që e ëma revoltohet me mua kur ia përmend, dhe nuk dua t’ia përmend, por i them hiqe të mos marrë pjesë në tendera, se nuk i takon të fitojë shumicën e tenderave për projektimet. Por këta s’kanë dhe nuk ndjekin asnjë ligj, dhe kështu ka një vjedhje shpërdorim të papërmbajtur të fondeve publike, ndaj dhe ky ndryshim me 14 maj është sa i rëndësishëm për shoqërinë shqiptare, për Cërrikun, siç është ajri për zogjtë. Po zhytemi çdo ditë në skamje, dhe deklaroj këtu që çdo qytetar që ndihet më mirë se 8 vite më parë të mos votojë ndryshimin, por vazhdimësinë. Por ata që e ndjejnë veten që këto 8 vite siguria dhe mirëqenia ka ardhur në rënie, të votojnë ndryshimin, përndryshe do shkojmë thellë e më thellë në dramën tonë”, u shpreh ai.

sali berisha

Sondazh

Poll