Bota

Kreu i Komunës së Preshevës: Albin Kurti është shpallur ‘non grata’ nga SHBA, nuk është bërë ende zyrtare

Arifi theksoi se Kurti nëpërmjet formave të ndryshme ka bërë politikë, kanë qenë në dëm të shqiptarëve të Preshevës.

29 Mars 2023, 12:46 Nga I.A
Kreu i Komunës së Preshevës: Albin Kurti është shpallur
Shqipërim Arifi

TIRANË- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shpallur “Non Grata” nga SHBA, edhe pse kjo gjë nuk është bërë zyrtare ende. Në një intervistë për Euronews Albania, Arifi theksoi se Kurti nëpërmjet formave të ndryshme ka bërë politikë, kanë qenë në dëm të shqiptarëve të Preshevës.

“Për mua ka qenë e qartë që kjo marrëveshje do të realizohet. Pikëpamjen ia tregova dhe Osmanit. Albin Kurti në SHBA edhe pse nuk është zyrtarizuar është një person ‘non grata’. Mirëpo ne kërkojmë vazhdimësi, që të kemi të drejta nga qeveria dhe Kushtetuta e Kosovës. Duhet të jetojmë të lirë, në bazën e perspektiva ekonomike, të përdorim simbolet kombëtare. Kam qenë gjithmonë kritik ndaj vetëvendosjes. Në tre vitet e fundit Kurti në forma  të ndryshme ka ndërhyrë në dëm të shqiptarëve  të Luginës së Preshevës,” tha ai.

shqipërim arifi albin kurti

Sondazh

Poll