Bota

Arrestohet blogeri i njohur i 'Program Think', ekspozonte korrupsionin e politikanëve kinezë, bashkëshortja: E keni prangosur

Bei kërkoi për raporte mediatike për blogerët kinezë që u zhdukën, derisa hasi në një blog me emrin ‘Program Think’ dhe të gjitha informacionet rreth blogut përputheshin me atë të bashkëshortit të saj.

29 Mars 2023, 10:38 Nga f.i
Arrestohet blogeri i njohur i 'Program Think', ekspozonte korrupsionin
Ruan Xiaohuan

KINË-Blogeri i njohur i 'Program Think', i cili ekspozonte korrupsionin e politikanëve kinezë është arrestuar. Identiteti i tij i fshehur prej 12-vitesh është zbuluar vetëm mbas deklaratës së bashkëshortes së tij, e cila tha se Ruan Xiaohuan është 'Program Think'. CNN raporton se Bei kërkoi për raporte mediatike për blogerët kinezë që u zhdukën, derisa hasi në një blog me emrin ‘Program Think’ dhe të gjitha informacionet rreth blogut përputheshin me atë të bashkëshortit të saj.

Blogeri dikur ekspozonte korrupsionin dhe pasurinë e fshehur të anëtarëve kryesorë të Partisë Komuniste Kineze. Për 12 vjet ‘Program Think’, postimet e tij parashtronin prova për të hedhur poshtë propagandën qeveritare kineze dhe autoritet nuk mund të zbulonin dot identitetin e tij. Sipas shkrimit të CNN, Bei mesa duket ka zbuluar arsyen e zhdukjes së blogerit, madje ajo është e sigurt se bashkëshorti  i saj fshihet pas ‘Program Think’.

Ruan Xiaohuan 45-vjeçar u arrestua në Shangai më 10 maj 2021, vetëm një ditë pas postimit të fundit në blog të ‘Program Think’. Ruan u gjykua në fshehtësi dhe gruaja e tij Bei e pa atë vetëm në dënimin e tij në Gjykatën, kjo bëri që ai të fillonte të kërkonte më shumë rreth ngjarjes.

‘Që nga qershori i vitit 2009,Ruan ka përdorur kompjuterin e tij për të shkruar më shumë se njëqind artikuj rebelë që përhapin thashetheme dhe shpifje, sulmojnë dhe njollosin sistemin aktual politik të vendit, nxisin përmbysjen e pushtetit shtetëror dhe synojnë të përmbysin sistemin socialist."- thuhej në vendimin e gjykatës.

Nga ana tjetër Bei tregoi se blogu filloi në vitin 2009 dhe postimi i tij i fundit, u botua më 9 maj,  një ditë para se Ruan t'i merreshin dhe t'i konfiskohej laptopi.

‘Nuk mund të jetë thjesht një rastësi. Ai po i bënte të gjitha këto gjëra të rrezikshme, duke mbajtur kaq shumë peshë mbi supet e tij vetëm. Edhe pasi u kap, askush nuk mund ta ndihmonte sepse askush nuk e dinte se ai ishte Program Think,”-tha Bei.

Muajin e kaluar, Bei emëroi dy nga avokatët më të shquar të të drejtave të njeriut në Kinë, Mo Shaoping dhe Shang Baojun, si avokatë mbrojtës të Ruan për apelin e tij.Por Gjykata e Lartë Popullore e Shangait i hodhi poshtë ata, duke pretenduar se Ruan kishte kërkuar ndihmë ligjore dhe shteti i kishte caktuar tashmë dy avokatë.

Pavarësisht presionit zyrtar ndaj saj për të qëndruar në heshtje, ajo vendosi të bënte publike çështjen e Ruan, duke shpresuar se ekspozimi mediatik dhe vëmendja publike mund ta ndihmonin bashkëshortin e saj të marrë një apel të drejtë.

 

bei ruan xiaohuan blogeri kinez kina

Sondazh

Poll