Bota

Zelenskyy fton Xi Jinping të Kinës të vizitojë Ukrainën: Dua të flas me të

Në një intervistë për Associated Press, Zelenskyy tha se me Kinën kanë pasur kontakte të mira para nisjes së luftës, por që nga nisja e saj, kontaktet janë zeruar.

29 Mars 2023, 09:53 Nga I.A
Zelenskyy fton Xi Jinping të Kinës të vizitojë
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka ftuar presidentin kinez Xi Jinping për ta vizituar. Në një intervistë për Associated Press, Zelenskyy tha se me Kinën kanë pasur kontakte të mira para nisjes së luftës, por që nga nisja e saj, kontaktet janë zeruar. 

"Ne jemi gati ta shohim atë këtu. Dua të flas me të. Kam pasur kontakte me të para luftës në shkallë të gjerë. Por gjatë gjithë këtij viti, më shumë se një vit, nuk kam pasur,” tha ai.

Kina, e lidhur ekonomikisht dhe politikisht e favorshme ndaj Rusisë gjatë shumë dekadave, i ka siguruar Putinit mbulesë diplomatike duke mbajtur një pozicion zyrtar neutraliteti në luftë. Xi vizitoi Putinin në Rusi javën e kaluar, duke ngritur perspektivën se Pekini mund të jetë gati t'i sigurojë Moskës armët dhe municionet që i nevojiten për të rimbushur rezervat e saj të varfëruara. Por udhëtimi i Xi përfundoi pa ndonjë njoftim të tillë.

volodymyr zelenskyy xi jinping lufa ukraine-rusi

Sondazh

Poll