Bota

“Më shkruan mesazhe fyese e denigruese”, efektivja e Policisë së Kosovës kërcënohet nga shqiptarja

Nuk dihet ende identiteti i autores dhe i të kërcënuarës apo dhe shkaku i ngjarjes.

29 Mars 2023, 09:13 Nga F.M
“Më shkruan mesazhe fyese e denigruese”, efektivja e
Policia e Kosovës

KOSOVË- Një efektive e Policisë së Kosovës është kërcënuar nga një shqiptare. Mediat e Kosovës shkruajnë se ka qenë vetë efektivja që ka bërë kallëzim në polici ku ka deklaruar se marrë mesazhe kërcënuese nga një shqiptare. Nuk dihet ende identiteti i autores dhe i të kërcënuarës apo dhe shkaku i ngjarjes.

“Vushtrri 25.03.2023-19:30. Ankuesja femër kosovare, pjesëtare e PK-së, ka njoftuar se përmes rrjetit social nga e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë ka pranuar disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, fyese e denigruese. Nuk raportohet për të arrestuar,  është njoftuar prokurori,”- thuhet në raportin e policisë.

shqiptarja kercenon policen

Sondazh

Poll