Art&Argëtim

Çmenduri! Shishja e parë e Coca Cola përmbante rreth 3,5 gram kokainë

25 Shtator 2019, 18:13 Nga DOSJA
Çmenduri! Shishja e parë e Coca Cola përmbante rreth 3,5 gram

SHBA- Coca Cola u krijua në vitet 1886 nga farmacisti John Pemberton, të cilit i erdhi frymëzimi nga një pije e atëhershme e quajtur Coco Ëine, që ishte një miksim i verës dhe i një pijeje me gaz.

Sado e çuditëshme të duket përzierja e kokainës dhe futja e saj në pijet popullore, në vitet 1880 kjo gjë ishte jashtë mase normale, dhe ndodhte shpesh me pije të ndryshme.

Pilula kokaine, pudra kokaine, shurup kokaine dhe shume të tjera përdoreshin nga masa e gjërë për kurimin e dhimbjeve të kokës, gripit, kollës së fortë,kapsëllëkut, azmës,marrjes së mendëve etj.

Por në 1903, opinion publik dhe turma ishin inatosur me përdorimin kaq të përhapur të kokainës dhe të narkotikëve, duke e detyruar kështu menaxheren e përgjithëshme të Coca Coles në atë kohë Asa Griggs Candler, të nxirrte nga tregu çdo produkt të kompanisë së saj që përmbante sadopak kokainë.

Por Coca Cola nuk hoqi përfundimisht dorë nga përdorimi i kokainës deri në vitet 1929,ku ekspertët perfeksionuan mënyrat e nxjerrjes së kokainës përfundimisht nga ekstrakti i Coca Coles.

Receta moderne për prodhimin e Coca Coles, dihet tashmë që është një sekret i madh botëror, por shumë ekspertë mendojnë se ajo vazhdon të përdorë të njëjtën proçes që përdorte ne vitet 1929.

Sipas Neë York Times-it, Coca Cola ka vazhduar tregëtin për kokainë me Perunë dhe Bolivinë deri ne fund të viteve 1980.

Burimi:Daily Mail 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete bota coca- cola kokaine kokaine ne coca cola bota coca- cola kokaine kokaine ne coca cola

Sondazh

Poll