Sport

“Lojtari Më i Mirë i Vitit”/ Messi votoi Ronaldon, portugezi e injoroi, zbulohen votat e të dy futbollistëve në ceremon

24 Shtator 2019, 09:30 Nga DOSJA
“Lojtari Më i Mirë i Vitit”/ Messi votoi Ronaldon,

ITALI- Mbrëmjen e djeshme në teatrin “La Scala” të Milanos, u zhvillua ceremonia e çmimeve “The Best” të organizuar nga FIFA.

Lionel Messi u shpall lojtari më i mirë i vitit nga FIFA. Ylli argjentinas, ka lënë prapa Cristiano Ronaldon dhe Virgil van Dijk.

Pas ceremonisë ku u shpallën fituesit e kategorive të ndryshme, janë zbuluar edhe votat e vetë protagonistëve.

Lidhur me futbollistin më të mirë të vitit, Messi ka përfshirë Ronaldon në listën e ngushtë me 3 lojtarë, ndërsa portugezi e ka lënë jashtë rivalin e tij të përjetshëm duke zgjedhur De Ligt, De Jong dhe Mbappe.

Votat e Messit shkuan për:

1 – Sadio Mane
2 – CR7
3 – Frenkie de Jong

Votat e Ronaldos shkuan për:

1 – Matthijs de Ligt
2 – Frenkie De Jong
3 – Kylian Mbappe

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristiano ronaldo lionel messi lojtari me i mire i vitit cristiano ronaldo lionel messi lojtari me i mire i vitit

Sondazh

Poll