Politike

Të tjera LISTA/ Kryetar komune, drejtor shkolle e biznesmenë, kë zgjodhën Berisha e Meta në bashkitë e tjera për këshilltarë

Në Durrës mbizotërojnë të vetëpunësuarit, biznesmenët dhe administratorët. Në Fier ka gjithashtu larmishmëri profesionesh. Korça ka sërish një listë me emra të vetëpunësuarish, ekonomistë dhe biznesmenë.

28 Mars 2023, 12:10 Nga F.M
Të tjera LISTA/ Kryetar komune, drejtor shkolle e biznesmenë, kë
Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANË- Publikohen listat e tjera me emrat e zgjedhur nga kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për këshillat bashkiakë në Korçë, Lushnje, Durrës dhe Kamëz. Në Kamëz, mes emrave është edhe Besnik Muceku, kryetar komune dhe inxhinieri i UKT-së, Indrit Loçi. Gjithashtu ka në listë dhe një drejtor shkolle, Shpëtim Osmani, mësues, pedagogë e të vetëpunësuar. Në Durrës mbizotërojnë të vetëpunësuarit, biznesmenët dhe administratorët. Në Fier ka gjithashtu larmishmëri profesionesh. Korça ka sërish një listë me emra të vetëpunësuarish, ekonomistë dhe biznesmenë.

Listat janë dorëzuar të gjitha në minutat e fundit para përfundimit të afatit, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar vetë mënyrën se si është bërë ndarja e vendeve në Këshillat Bashkiakë. Ai është shprehur se listat janë negociuar me aleatët dhe në tërësi janë rënë dakort. Sipas Berishës, Partia e Lirisë ka marrë 240 vende, PBDNJ-a 20 vende, PDK, 6 vende. Pjesa tjetër prej 1337 vendesh i takon Partisë Demokratike. 

sali berisha ilir meta koalicioni bashke fitojme zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll