Aktualitet

Dhunë në familje, shkatërrim prone dhe aksident! Policia arreston 35-vjeçarin në Fier, procedon dy të tjerë

Në kërkim është shpallur një 54-vjeçar, pasi dyshohet se ka shkatërruar tokën me të mbjella të një shtetaseje dhe e ka kanosur me fjalë atë.

28 Mars 2023, 14:07 Nga A.B
Dhunë në familje, shkatërrim prone dhe aksident! Policia arreston
Policia

FIER- Policia ka arrestuar një person në Fier, ka vënë në hetim dy të tjerë ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër. Kështu, sipas Policisë, u arrestua Granit Banaj, 35 vjeçari i shpallur në kërkim pasi Gjykata e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale "Dhuna në familje". Po ashtu, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 41-vjeçar pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një person tjetër.

Në kërkim është shpallur një 54-vjeçar, pasi dyshohet se ka shkatërruar tokën me të mbjella të një shtetaseje dhe e ka kanosur me fjalë atë.

Një 53 vjeçar është vënë në hetim në gjendje të lirë, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", duke drejtuar automjetin tip "Ford" është përplasur me automjetin tip "Audi", duke lënë pas dy persona të lënduar.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Fier/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Granit Banaj, 35 vjeç, banues në Fier, i cili u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet burg, për veprën penale "Dhuna në familje".

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. G., 41 vjeç, banues në Roskovec, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Ll. S., 54 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka shkatërruar tokën me të mbjella të një shtetaseje dhe e ka kanosur me fjalë atë.

Secialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. K., 53 vjeç, banues në Fier, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", duke drejtuar automjetin tip "Ford" është përplasur me automjetin tip "Audi", me drejtues shtetasin G. K., 29 vjeç, dhe për pasojë janë dëmtuar dy pasagjeret në automjetin tip "Audi", të cilat pasi morën mjekim në spital, u larguan në banesë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne fier fier granit banaj

Sondazh

Poll