Aktualitet

Sulmi ndaj Top Channel, flasin pronarët: Nuk kemi konflikte me askënd! S’dimë kush fshihet pas ngjarjes

Ata janë pyetur nëse kanë pasur kërcënime kohët e fundit dhe kanë konfirmuar se episode të tilla nuk kanë ndodhur dhe nuk kanë një të dyshuar për sulmin e ndodhur.

28 Mars 2023, 13:08 Nga F.M
Sulmi ndaj Top Channel, flasin pronarët: Nuk kemi konflikte me askënd!
Top Channel

TIRANË- Familja Hoxha, e cila është pronare e televizionit kombëtar Top Channel që u qëllua me breshëri plumbash, ngjarje në të cilën mbeti i vrarë roja i objektit, kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me askënd. Gazetarja e Report Tv Keti Banushi thotë se ata janë pyetur nëse kanë pasur kërcënime kohët e fundit dhe kanë konfirmuar se episode të tilla nuk kanë ndodhur dhe nuk kanë një të dyshuar për sulmin e ndodhur.

Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një ‘Range Rover’ dhe qëlluan me dy kallshnikovë. Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim. Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme. Si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë eurosh.

sulmi me arme te topi vritet roja i top channel

Sondazh

Poll