Aktualitet

Bazë armësh në Tiranë, Prokuroria kërkon 12 vite burg për Kristian Gjinin dhe 3 vite për Fatjon Muratin

Deri më tani, Fatjon Gjini e ka pranuar se bazën e armëve e kishte ngritur ai dhe Prokuroria kërkon 12 vite burg.

28 Mars 2023, 12:47 Nga A.B
Bazë armësh në Tiranë, Prokuroria kërkon 12 vite burg
Fatjon Murati

TIRANË- Prokuroria e Tiranës kërkon 12 vite burg për Kristjan Gjinin dhe 3 vite burg për Fatjon Muratin, të cilët u zbuluan 5 muaj më parë se kishin ngritur një bazë armatimesh në kryeqytet.

Deri më tani, Gjini e ka pranuar se bazën e armëve e kishte ngritur ai ndaj edhe Prokuroria kërkoi 12 vite burg. Ndaj Fatjon Muratit rëndon vetëm akuza për armëmbajtje pa leje, pasi këtij të fundit iu gjet gjurma në kutinë e një pistolete të sekuestruar më 13 korrik, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristjan Gjinit.

Depoja e armëve u zbulua 5 muaj më parë, pas kontrollit "blic" në Tiranë. Në banesë u gjet një arsenal armësh dhe municionesh. Në atë periudhë u gjetën dhe sekuestruan: 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete. 

Kujtojmë se Murati është në arrati, pasi ka thyer masën ‘arrest shtëpie’.

Ai rezulton të jetë edhe edhe pronari i lokalit ku ndodhi masakra e Don Boskos, ku viktimë mbeti banakierja Mimoza Paja. Tashmë Prokuroria ka sekuestruar pasurinë e Muratit prej 5 milionë eurosh, me argumentin se janë vendosur nga pastrimi i parave përmes trafikut të lëndëve narkotike, kërkesë kjo që u pranua nga Gjykata e Tiranës. Kështu u bë sekuestrimi i: një pallati 8-katësh, me sipërfaqe 317 metër katror, apartament me sipërfaqe 90.30 metër katror, dyqan me sipërfaqe 40 metër katror, sipërfaqe ndërtimi 120 metër katror, dyqan shitjeje me pakicë për artikuj ushqimorë, bar-kafe dhe një lavazh makinash./Dosja.al

kristian gjini fatjon murati

Sondazh

Poll