Politike

Tërhiqet Nisma Thurje: Nuk do kandidojmë për kryetar bashkie në Tiranë, s'e fitojmë dot garën. S'kam si gënjej qytetarët

Ai tha ndër të tjera se në Tiranë ka mbledhur rreth 8900 firma që mund t'i përktheheshin në 10 ose më shumë këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, por jo më tej. 

28 Mars 2023, 09:24 Nga F.M
Tërhiqet Nisma Thurje: Nuk do kandidojmë për kryetar bashkie
Endrit Shabani

TIRANË- Kryetari i “Nismës Thurje”, Endrit Shabani ka treguar arsyet e tërheqjes nga gara në zgjedhjet lokale. I ftuar në Euroneës, Shabani tha se ka bërë disa sondazhe dhe ka dalë në përfundimin se nuk do e fitonte dot këtë garë, ndaj dhe nuk e ka vijuar më tej garën. Ai tha ndër të tjera se në Tiranë ka mbledhur rreth 8900 firma që mund t'i përktheheshin në 10 ose më shumë këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, por jo më tej. 

“Unë nuk kam ndërmend t’i gënjejë qytetarët e Tiranës. Bëmë disa sondazhe. Në Tiranë mblodhëm rreth 8900 firma që tregojnë një mbështetje të gjerë. Mund të përkthehen në disa mandate në Këshillin Bashkiak. Sondazhet tregojnë se ne mund të kemi deri në 10 ose më shumë këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, por ne nuk e fitojmë dot këtë garë. Nuk dua t’i shtojë qytetarëve të Tiranës, një humbje tjetër. Në këtë pikë kemi zgjedhur që të bëjmë ato beteja që i fitojmë. Këshilli bashkiakë duhet të përfaqësojë qytetin dhe në këtë pikë ne do të japim një kontribut”- tha ai.

endrit shabani zgjedhjet lokale 14 maj 2023 nisma thurje

Sondazh

Poll