Bota

VIDEO- Sulmi me 6 të vrarë në Nashville, momenti kur 28-vjeçarja futet brenda shkollës, shkrep pushkën që në hyrje

Audrey Hale, nis sulmin e saj me armë zjarri që në hyrje të shkollës. Video e tregon më së miri sesi veproi 28-vjeçarja.

28 Mars 2023, 08:36 Nga A.B
VIDEO- Sulmi me 6 të vrarë në Nashville, momenti kur
Autorja

SHBA- Policia e Nashville ka publikuar momentin kur autorja 28-vjeçare futet brenda shkollës dhe qëllon me armë zjarri gjashtë persona, duke përfshirë tre 9 vjeçarë. Autorja e cila quhet- Audrey Elizabeth Hale u qëllua për vdekje më pas nga Policia.

28-vjeçarja e cila më pas u identifikua si transgjinor, u përshkrua nga zyrtarët si një "e vetmuar", e cili jetonte në Nashville dhe ishte i armatosur me dy armë të tipit sulmues dhe një pistoletë. Hale kishte harta të detajuara të shkollës dhe hyri në ndërtesë duke qëlluar përmes dyerve të saj.

Videoja tregon xhamat e dyerve duke u përplasur me kova teksa Hale hyn brenda. Hale shfaqet teksa endet në ambientet e shkollës duke mbajtur pushkën, raporton 'SkyNews'.

Gjashtë viktimat janë: Evelyn Dieckhaus, Hallie Scruggs dhe William Kinney, të gjithë 9 vjeç, si dhe 61-vjeçarët Cynthia Peak dhe Mike Hill, dhe 60-vjeçarja Katherine Koonce e cila ishte drejtoreshë e shkollës.

VIDEO- Sulmi me 6 të vrarë në Nashville, momenti kur
Autorja

Oficerët morën sinjale për një sulm në orën 10:13 dhe ndërsa policia filloi të kontrollonte katin e parë të shkollës, ata dëgjuan të shtëna armësh që vinin nga kati i dytë. Dy oficerë nga një ekip prej pesë anëtarësh hapën zjarr si kundërpërgjigje dhe qëlluan për vdekje të dyshuarën në orën 10:27.

Tre fëmijët, të cilët ishin të gjithë studentë, u shpallën të vdekur pasi mbërritën në spital.

vrasje ne shba nashville audrey hale

Sondazh

Poll