Bota

Bllokohet përdorimi i disa barnave në Itali: Kishin bazë ranitidinën

24 Shtator 2019, 20:56 Nga DOSJA
Bllokohet përdorimi i disa barnave në Itali: Kishin bazë

ITALI- Ministria e Shëndetësisë në Itali ka bllokuar sot disa lloje të ilaçeve. Sipas mediave në vend janë barnat Zantac e Ranidil që janë të përfshirë në listën e medikamenteve që janë zbuluar me përmbajtje kancerogjene në Itali.

La Stampa shkruan se Agjencia Italiane e Ilaçeve ka njoftuar ndalimin e disa ilaçeve me bazë ranitidinën, e cila është një molekulë me veprimtari që ulin aciditetin e prodhuar nga stomaku.

Këto ilaçe përdoren më së shumti për të trajtuar ulçerën, refleksin, djegien e stomakut e probleme të tjera.

Barnat që janë ndalaur janë Buscopan, Almus, Zantac, anidil, Zenitva, Hexal, Ulcez, Raniben, Hex, RatioPharm, Mylan, Ranidil shurup dhe produkte të tjera. Ilaçet ishin prodhuar nga një laborator në Indi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota agjencia italiane e ilaçeve ranidil zantac agjencia italiane e ilaçeve ranidil zantac

Sondazh

Poll