26 Mars 2023, 22:52
Nga k.m.
Foto ilustruese
Gjykata dhe prokuroria në Tiranë kanë hyrë në konflikt gjyqësor për Memorialin e Ushtarëve serbë në Tiranë.
Në dosjen që Top Channel disponon përmendet se autoritetet shqiptare u informuan nga ambasadori serb për dëmtimin e një kryqi të memoralit që ishte publikuar në aplikacionin TikTok.
Në video ishte shkruar “mecat e Mirditës dhunojnë memorialin e ushtarëve serbë në Tiranë”, por hetimet pavarësisht kërkimeve nuk arritën të identifikojnë autorët. Megjithatë gjykata e ka refuzuar mos fillimin e hetimeve me konkluzionin se akuza duhet të kryejnë çdo veprim të mundshëm për të gjetur personat që shkaktuan incidentin.
Gjykata i ka caktuar katër detyra prokurorisë për të zbuluar autorsinë. Ndaj në fashikull pyet prokurorët të cilët duhet të sigurojnë prova e të përgjigjen. Cili ka qenë qëllimi i ndërtimit të Memorialit të Ushtarëve Serbë? Çfarë përfaqëson në vetvete ky memorial?
Prokuroria duhet të verifikojë nëse në këtë memorial ka eshtra të ushtarëve serbë dhe nëse agjencia funerale disponon apo jo një regjistër të veçantë ose dokument tjetër ku të jenë shënuar gjeneralitetet e ushtarëve serbë?
Gjykata e kryeqyteti shton më tej në vendim se mbyllja e hetimeve nga ana e prokurorisë nuk është i drejtë , mbasi nuk janë kryer veprimet e nevojshme lidhur me aktet që duhet të administroheshin prej Agjencisë Funerale. Por prokuroria insiston se ka kryer çdo veprim hetimor.
Midis veprimeve të kryera akuza përmend këqyrjen e pamjeve në Tik Tok, mungesën e kamerave të sigurisë në varreza, ekspertizat e policisë dhe marrjen në pyetje të disa punonjësve të agjencisë funerale.
Midis tyre edhe të drejtuesit teknik të varrezave të Sharrës, i cili shpjegon se mbasi ishte vënë në dijeni për dëmtimin e memorialit kishte pyetur punëtorët nëse kishin parë persona të dyshimtë, por ata nuk kishin dijeni thotë Gentian Roshi./TopChannel
memoriali serb ne tirane tirane
Aktualitet
26 Mars 2023, 22:14
k.m.
Pamje nga vendi i ngjarjes
RRËSHEN- Dalin pamjet e para nga vendi i ngjarjes në Rrëshen, ku Enrik dhe Martin Bardhaj qëlluan me arm&eum...
Aktualitet
26 Mars 2023, 22:04
k.m.
Pamje nga vendi i ngjarjes
RRËSHEN- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në Rrësh...
Aktualitet
26 Mars 2023, 21:55
k.m.
Foto ilustruese
Tabletat me ngjyrë kanë joshur qindra të rinj që i shohin si argëtim apo si eksperienca të re pa e ditur se t...
Aktualitet
26 Mars 2023, 21:40
k.m.
Foto ilustruese
Rreziku i ri i zhdukjes së shqipes po vjen nga gjuha e përdorur nga të rinjtë kohët e fundit, e njohur si shkurtim...
Aktualitet
26 Mars 2023, 20:58
k.m.
Foto ilustruese
RRËSHEN- Saimir Reçi është nipi i biznesmenit të ndjerë, Kastriot Reçi, i cili u vra në 2020. K...
Aktualitet
26 Mars 2023, 20:27
Martin dhe Enrik Bardhaj qëlluan për të vrarë Saimir Reçin.
vijon......
Aktualitet
26 Mars 2023, 20:24
k.m.
Foto ilustruese
MIRDITË- Një konflikt mes dy fiseve në Rrëshen të Mirditës ende vazhdon. Babë e bir, Enrik dhe Martin Ba...
Aktualitet
26 Mars 2023, 19:27
k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Arrëz. Mësohet se në fshatin Apripe G...
Aktualitet
26 Mars 2023, 19:18
k.m.
Rrushkulli
DIVJAKË- Rrushkulli, një shkurrë rizomatike që rritet në zonën e Divjakës që ka nisur të mblidhet m...
Aktualitet
26 Mars 2023, 19:02
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Zjarri i rënë më makinën e parkuar në një garazh në Tiranë ka shkaktuar asfiksinë...