Aktualitet

Po peshkonte me dinamit në liqenin e Fierzës, humb jetën 50-vjeçari në Fushë-Arrëz

Mësohet se në fshatin Apripe Guri, një 50-vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të një lënde plasëse teksa po peshkonte në liqenin e Fierzës.

26 Mars 2023, 19:27 Nga k.m.
Po peshkonte me dinamit në liqenin e Fierzës, humb jetën
Foto ilustruese

SHKODËR- Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Arrëz. Mësohet se në fshatin Apripe Guri, një 50-vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të një lënde plasëse teksa po peshkonte në liqenin e Fierzës. 50-vjeçari, i identifikuar me inicialet P.J. deri më tani, ka qenë duke peshkuar në liqenin e Fierzës kur lënda plasëse ka shpërthyer.

Njoftimi i Policisë: 

Fushë Arrëz, Pukë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2023, rreth orës 18:20, në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, shtetasi P. J., 50 vjeç, banues në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, dyshohet se ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse me të cilën ai po peshkonte në liqenin e Fierzës. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

fushe-arrez shkoder

Sondazh

Poll