Aktualitet

Sot do merrej një jetë në Rrëshen... për një parakalim me makinë, si nisi konflikti mes të rinjve mes Reçit dhe babë e bir

Mësohet se para përplasjes me armë, Saimir Reçi ishte përplasur fizikisht me Enrik Bardhajn, më pas ka ardhur dhe i ati i tij, Martini dhe aty kanë nisur të shtënat me armë zjarri.

26 Mars 2023, 22:04 Nga k.m.
Sot do merrej një jetë në Rrëshen... për një
Pamje nga vendi i ngjarjes

RRËSHEN- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në Rrëshen ku është qëlluar më armë drejt mjetit me të cilin po udhëtonte Saimir Reçi. Mësohet se para përplasjes me armë, Saimir Reçi ishte përplasur fizikisht me Enrik Bardhajn, më pas ka ardhur dhe i ati i tij, Martini dhe aty kanë nisur të shtënat me armë zjarri. E gjitha për një parakalim me makinë në rrugën kryesore të qytetit, që sot mund të kushtonte jetën e një të riu.

 

te shtena ne rreshen

Sondazh

Poll