Aktualitet

Zjarri tek "Ish-parku", asfiksohet një e moshuar

Fatmirësisht e moshuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

26 Mars 2023, 19:02 Nga k.m.
Zjarri tek "Ish-parku", asfiksohet një e moshuar
Foto ilustruese

TIRANË- Zjarri i rënë më makinën e parkuar në një garazh në Tiranë ka shkaktuar asfiksinë nga tymi të një 73-vjeçareje me iniciale H. Gj.. Fatmirësisht e moshuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende shkaqet që ka rënë zjarri, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2023, në rrugën "Ndre Mjeda", në një garazh, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetases A. B. Si pasojë është asfiksuar nga tymi shtetasja H. Gj., 73 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

policia e shtetit

Sondazh

Poll