Bota

Këshilltari i Zelenskyy-t: Deklarata e Putinit për armët bërthamore, tregon se ka frikë nga humbja

Kështu pretendoi Mykhailo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

26 Mars 2023, 19:08 Nga k.m.
Këshilltari i Zelenskyy-t: Deklarata e Putinit për armët
Mykhailo Podolyak

KIEV- Deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin se ai planifikon të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi tregojnë se ai ka frikë nga humbja. Kështu pretendoi Mykhailo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

"Putini është shumë i parashikueshëm. Duke bërë një deklaratë për armët taktike bërthamore në Bjellorusi, ai pranon se ka frikë nga humbja dhe gjithçka që mund të bëjë është të trembë me taktika. E dyta. Ai deklaron edhe një herë përfshirjen e tij në krim. Shkeli traktatin e mospërhapjes së armëve bërthamore,"-tha Podolyak. 

Bjellorusia, e cila ndodhet në perëndim të Rusisë në kufirin e gjatë verior të Ukrainës, është ndër aleatët më të afërt të Moskës. Nga aty nisi pushtimi fillestar i Ukrainës në shkurt 2022, duke lejuar trupat e Kremlinit të hyjnë në vend nga veriu.

mykhailo podolyak lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 26 Mars 2023, 17:27 k.m.

Ripunohen romanet e Agatha Christie

  Agatha Christie   BRITANI E MADHE- Disa romane të Agatha Christie janë redaktuar për të hequr gjuhën fyese. "The Gua...