Bota

Tornadoja me 26 të vdekur në dy qytete, Misisipi shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Katër të zhdukur janë gjetur, por dhjetëra janë plagosur.

26 Mars 2023, 12:29 Nga a.l

 

Tornadoja me 26 të vdekur në dy qytete, Misisipi shpall gjendjen e
Pamje nga tornado në Misisipi

 

SHBA-  Guvernatori i Misisipit, Tate Reeves ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të tornados që ka shkaktuar kërdi në shtetin e tij. Të paktën 26 viktima janë regjistruar deri më tani. Katër të zhdukur janë gjetur, por dhjetëra janë plagosur. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka premtuar ndihmë federale, duke e përshkruar incidentin si “zemërthyes”, shkruajnë mediat e huaja. 

Tornado shkaktoi shkatërrim në qytetet rurale të Mississipit të Silver City dhe Rolling Fork të premten mbrëma përpara se të vazhdonte të shtrihej në verilindje drejt Alabamës me 70 mph. Kryetari i Bashkisë së Rolling Fork, Eldridge ëalker tha se qyteti i tij në thelb ishte zhdukur. Shërbimi Kombëtar i Motit, tha se të paktën 12 tornado kanë goditur Misisipin dhe Alabamën që nga mbrëmja e së premtes. 

tornado ne shba

Sondazh

Poll