Bota

'Gjithçka është transparente, nuk ka asgjë sekrete'/ Putin: Rusia dhe Kina nuk po krijojnë aleancë ushtarake

Putin tha gjithashtu se fuqitë perëndimore po përpiqeshin të krijonin më shumë aleanca globale, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) se kanë filluar të ndërtojnë një "bosht" të ri, që ka disa ngjashmëri me aleancën e Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.

26 Mars 2023, 12:17 Nga a.l
'Gjithçka është transparente, nuk ka asgjë
Vladimir Putin dhe Xi JInping

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia dhe Kina nuk po krijojnë një aleancë ushtarake dhe nuk po fshehin asgjë për sa i përket bashkëpunimit të tyre ushtarak. 

"Ne nuk po krijojmë asnjë aleancë ushtarake me Kinën. Po, kemi bashkëpunim në sferën e ndërveprimit ushtarako-teknik, këtë nuk po e fshehim. Gjithçka është transparente, nuk ka asgjë sekrete", tha ai. 

Putin tha gjithashtu se fuqitë perëndimore po përpiqeshin të krijonin më shumë aleanca globale, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) se kanë filluar të ndërtojnë një "bosht" të ri, që ka disa ngjashmëri me aleancën e Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, shkruajnë mediat e huaja. 

Kjo është arsyeja pse analistët perëndimorë...po flasin që Perëndimi ka filluar të ndërtojë një bosht të ri të ngjashëm me atë të krijuar në vitet 1930 nga regjimet fashiste të Gjermanisë dhe Italisë dhe Japonisë militariste”, tha Putin.

Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping deklaruan miqësi dhe u zotuan për lidhje më të ngushta në një samit në Moskë që u mbajt në fillim të kësaj jave.  

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll