Bota

Armët taktike në Bjellorusi/ Ukraina: Hap drejt destabilizimit të brendshëm

Në një fjalim televiziv të shtunën, presidenti Vladimir Putin njoftoi planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, e cila është aleati fqinj i Rusisë. 

26 Mars 2023, 11:56 Nga a.l
Armët taktike në Bjellorusi/ Ukraina: Hap drejt destabilizimit të
Oleksiy Danilov

UKRAINË- Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksiy Danilov ka reaguar lidhur me planet e Rusisë për të vendosur armë taktike në Bjellorusi. Ai shprehet se ky është një hap drejt destabilizimit të brendshëm të vendit.

"Deklarata e Putinit për vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi - një hap drejt destabilizimit të brendshëm të vendit - maksimizon nivelin e perceptimit negativ dhe refuzimit publik të Rusisë dhe Putinit në shoqërinë bjelloruse. Kremlini e mori Bjellorusinë si peng bërthamore", shkruan në Twitter, Oleksiy Danilov, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes të Ukrainës. 

Në një fjalim televiziv të shtunën, presidenti Vladimir Putin njoftoi planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, e cila është aleati fqinj i Rusisë.  Armët që Putin planifikon të transferojë në Bjellorusi nuk janë raketa balistike ndërkontinentale, por armë bërthamore më të vogla, më taktike për përdorim në fushën e betejës. 

lufta ukraine-rusi oleksiy danilov

Sondazh

Poll