Sherr mes 3 policëve në gjendje të dehur, pezullohen nga detyra! Kundërshtuan forcat ‘Shqiponja’ gjatë shoqërimit
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bardhyl, në Tiranë, rreth orës 23:55, pasi janë shoqëruar nga Policia dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore.
TIRANË- Tre efektivë të Policisë së Tiranës janë pezulluar nga detyra nga drejtori i Policisë, Tonin Vocaj. Tre efektivët janë konfliktuar me njëri-tjetrin në mesnatë në Tiranë. Bëhet fjalë për efektivët Hamit Sallaku, Mariglen Sallaku dhe Denis Sallaku, anëtarë të një familjeje, kanë qenë në gjendje të dehur dhe kanë debatuar me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bardhyl, në Tiranë, rreth orës 23:55, pasi janë shoqëruar nga Policia dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore. Por teksa po shoqëroheshin kanë kundërshtuar forcat ‘Shqiponja’, duke i shtuar edhe një akuzë vetes, për kundërshtim të forcave të rendit. Hamit Sallaku ishte me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1. Mariglen Sallaku ishte me detyrë ndihmësspecialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2. Ndërsa, Denis Sallaku ishte me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj, ka pezulluar nga detyra punonjësit e Policisë:
- Inspektor H. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1;
- Inspektor M. S., me detyrë ndihmësspecialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2;
- D. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3.
Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor, si dhe është njoftuar dhe AMP pasi:
Më datë 25.03.2023, rreth orës 23:55, në Rrugën Bardhyl, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, kanë konstatuar tre shtetasit e mësipërm në gjendje të dehur, duke debatuar me njëri-tjetrin si dhe gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë
Sondazh
"Balluku nuk reagon fare"/ Banorët e Bërxullës në protestë: Rama nuk zbret nga kali, ne ku do gjejmë shpëtim?
Banoret TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë ditën e sotme në Tiranë për t&eu...
Qytetari nxjerr shishen e benzinës në Thumanë: U kam dhënë besën vajzave...
Qytetari TIRANË- Një incident ka ndodhur gjatë protestës së sotme për projektin Thumanë-Kashar. Një prej ...
Projekti Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës: Ose të na plotësohen kërkesat ose do bllokojmë rrugën
Banoret TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë deklarura se do të përshkallëzojnë protestën nëse nuk ...
Projekti Thumanë-Kashar/ Banorët në protestë: Të dëmshpërblehemi sipas vlerës së tregut
Banoret ne proteste TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë ditën e sotme për të kund...
Sherr mes uniformave blu/ Efektivi i dehur ofendoi punonjësin e “Shqiponjave”, AMP nis hetimet
Policia TIRANË- Një konflikt mes policëve ka ndodhur natën që lam pas në Tiranë. Gazetarja e Top Channel Dorjana Be...
EMRAT/ Planifikuan grabitje me armë zjarri në Lushnje, vihet 66-vjeçari, në kërkim dy persona të tjerë
Policia LUSHNJE- Një grabitje me armë është parandaluar në Lushnje ditën e djeshme. Policia bën me dije se në ...
EMRI/ Të shtënat gjatë natës në Tiranë, banesa e zyrtarit të OSHEE-së, shkak dyshohet konflikti për pronat
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga të shtënat me armë gjatë natës në Lundër. Mësohet se ban...
VIDEO/ Lëvizje me makina pa leje drejtimi e me shkop metalik me vete, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë
Shqiponjat TIRANË- Një 26-vjeçar është arrestuar gjatë natës së kaluar në Tiranë për drejtim ...
Aksident në Durrës, përplasen dy makina te mbikalimi i Plepave/ Tre të plagosur, një ndërron jetë në spital
Pamje nga aksidenti DURRËS- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se dy makina janë përplas...
Vjedhje dhe dhunë ndaj punonjësve të policisë, 10 të arrestuar në Tiranë
Policia TIRANË- 10 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se 2 persona janë arrestuar për vje...