Aktualitet

VIDEO/ Lëvizje me makina pa leje drejtimi e me shkop metalik me vete, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Po ashtu në makinën e të riut i janë gjetur një maskë si dhe një shkop metalik.

26 Mars 2023, 10:21 Nga I.A
VIDEO/ Lëvizje me makina pa leje drejtimi e me shkop metalik me vete,
Shqiponjat

TIRANË- Një 26-vjeçar është arrestuar gjatë natës së kaluar në Tiranë për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe mbajtje e armëve të ftohta. Mësohet se i riu është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi pasi leja i është hequr përfundimisht. Po ashtu në makinën e të riut i janë gjetur një maskë si dhe një shkop metalik.   

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Qarkullonte me automjet, pa leje drejtimi dhe mbante në makinë maskë e shkop metalik si të Policisë, vihet në pranga 26-vjeçari. Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" (Seksioni i Shigjetave), në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të kontrolleve me përzgjedhje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me automjet pa leje drejtimi dhe që mbante sende të kundraligjshme në automjet, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij dhe në rrugën “Njazi Meka”, kanë konstatuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar.

Gjatë kontrollit rezultoi se drejtuesi i automjetit shtetasi A. H., 26 vjeç, banues në Babrru, drejtonte automjetin pa leje drejtimi, pasi ajo i ishte hequr përfundimisht dhe drejtuesi i automejtit duhet të rifutej në kurs, për tu ripajisur me leje drejtimi. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një maskë të zezë dhe një shkop metalik si ato të Policisë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve te ftohta”.

policia

Sondazh

Poll