Aktualitet

Projekti Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës: Ose të na plotësohen kërkesat ose do bllokojmë rrugën

Teksa janë ulur në rrugë, ata kanë theksuar se do të bllokojnë rrugën dhe do të rrinë 48 orë pa lëvizur nga aty.

26 Mars 2023, 11:38 Nga I.A
Projekti Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës: Ose të na
Banoret

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë deklarura se do të përshkallëzojnë protestën nëse nuk merren masa për të plotësuar kërkesat e tyre. Teksa janë ulur në rrugë, ata kanë theksuar se do të bllokojnë rrugën dhe do të rrinë 48 orë pa lëvizur nga aty. Mos vlerësimin e pronës së tyre ata e kanë cilësuar si një masakër dhe krim.  

“Do të përshkallëzojmë protestën. Do rrimë deri në 48 orë pa lëvizur nga rruga. Do ta bllokojmë rrugën. Rrugë alternative i kanë. Shteti ka bllokuar BERZH-in për të dëmshpërblyer pronat. Duhet të dini  një gjë. Kjo rrugë që shikoni ju, bllokohen 100 mijë banorë. Këtu po bëhet një masakër. Nuk ka qeveri ta marrë vesh. Është zhvilluar nga studio e Italisë pa e parë askush në terren. Të paktën një dron të kishin ngritur për ta studiuar. Kjo rrugë as Shqipërisë nuk i shërben. I shërben botës dhe Europës që duan të kalojnë. Bota të gjejë zgjidhje. Ambasada amerikane i ka parë. Janë në dijeni të protestës sonë prej 6 muajsh dhe asnjë nuk merr kurajon”, thanë banorët.

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll