Aktualitet

Aksident në Durrës, përplasen dy makina te mbikalimi i Plepave/ Tre të plagosur, një ndërron jetë në spital

Nga aksidenti ka mbetur të dëmtuar tre persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

26 Mars 2023, 10:15 Nga I.A
Aksident në Durrës, përplasen dy makina te mbikalimi i Plepave/
Pamje nga aksidenti

DURRËS- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se dy makina janë përplasur me njera-tjetrën te mbikalimi i Plepave. Nga aksidenti ka mbetur të dëmtuar tre persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

Por fatkeqësisht, në spital ka ndërruar jetë në spital shtetësish Flutra Bajrami 43 vjeçe, e cila nuk u mbijetoi dot plagëve të marra. 

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 09:45, në lagjen nr. 13, Durrës, te mbikalimi i Plepave, automjeti me drejtues shtetasin Q. B, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi Q. B, dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet, shtetasja F. B, dhe shtetasi M. B, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne durres

Sondazh

Poll