Bota

Protestat e dhunshme në Francë, shtyhet vizita e Mbretit Charles III në Paris

Pallati Elysée ka njoftuar se udhëtimi në Paris dhe Bordeaux do të fillonte të dielën, por është shtyrë në një datë të dytë. 

24 Mars 2023, 11:54 Nga I.A
Protestat e dhunshme në Francë, shtyhet vizita e Mbretit Charles III
Mbreti Charles III

FRANCË- Vizita e parë shtetërore e Charles III si Mbret është shtyrë, pasi Franca përballet me protesta të vazhdueshme kundër reformave të pensioneve të qeverisë. Pallati Elysée ka njoftuar se udhëtimi në Paris dhe Bordeaux do të fillonte të dielën, por është shtyrë në një datë të dytë. 

Zyrtarët kishin këmbëngulur më parë se nuk kishte kërcënime për udhëtimin, por këto u hodhën poshtë. Në kryeqytet, u hodh gaz lotsjellës dhe Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin tha se 903 zjarre u ndezën, në një qytet ku mbeturinat janë lënë të pambledhura që nga 6 marsi.

“Ky vendim u mor nga qeveritë franceze dhe britanike dhe pas një telefonate mes presidentit francez dhe mbretit këtë mëngjes. Në mënyrë që madhëria e tij të mirëpritet në kushte që korrespondojnë me marrëdhëniet tona miqësore... kjo vizitë shtetërore do të ricaktohet sa më shpejt që të jetë e mundur," tha Pallati Elysée.

mbreti charles iii

Sondazh

Poll