Politike

Peleshi: Kemi miratuar një projektvendim që sjell mbështetje në rast emergjencash si dhe gjetje shkencore

Gjatë një deklarate për gazetarët, pas mbledhjes, Peleshi ka theksuar se ky projektvendim mbulon 6 risqe kryesore, por ndihmon dhe pjesën ekonomike, pasi ul kostot. 

24 Mars 2023, 10:20 Nga I.A
Peleshi: Kemi miratuar një projektvendim që sjell mbështetje
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se Këshilli i Ministrave ka Miratuar një projektvendim sot për mbështetje në rast emegjencash. Gjatë një deklarate për gazetarët, pas mbledhjes, Peleshi ka theksuar se ky projektvendim mbulon 6 risqe kryesore, por ndihmon dhe pjesën ekonomike, pasi ul kostot. 

"Sot është miratuar një projektvendimi i propozuar nga Ministria e Mbrojtjes. Është një projektvendim dhe na sjell jo vetëm mbështetje në rast emergjencash, por edhe gjetje shkencore se si përballohen emergjencat. Në këtë projektvendim janë 6 risqe kryesore, kjo na ndihmon edhe për ekonominë. Duke shtuar edhe databazën që do të shtohet, do të kemi një big data ku të përmblidhen të gjitha. Me pak burime do ti kemi të gjitha. Kjo është një futje në një fazë të re, Ky do të jetë viti i Mbrojtjes Civile," tha Peleshi.

niko peleshi

Sondazh

Poll