Politike

Miratohet fondi 240 milionë lekë për ndërmarrjet sociale, Manastirliu: Kusht punësimi i individëve të skemave të mbrojtjeve sociale

Manastirliu tha se me anë të subvencionit, do të bëhet e mundur që kategoritë në nevojë të punësohen në këto ndërmarrje dhe të paguhen nga shteti me një rrogë minimale

24 Mars 2023, 10:23 Nga A.B
Miratohet fondi 240 milionë lekë për ndërmarrjet sociale,
Ogerta Manastirliu

TIRANË-Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur pas përfundimit të mbledhjes se qeverisë, vendimet që kanë të bëjnë me politikat e e mbrojtjes dhe përfshirjes sociale për kategoritë në nevojë.

Manastirliu tha se me anë të subvencionit, do të bëhet e mundur që kategoritë në nevojë të punësohen në këto ndërmarrje dhe të paguhen nga shteti me një rrogë minimale, po ashtu edhe sigurimet shëndetësore dhe shoqërore për 3 vitet e arshme.

Sot kemi miratuar një seri vendimesh të rëndësishme. Kemi miratuar vendimin për ndërmarrjet socialë dhe përcakton format e mbështetjes për ndërmarrjen sociale. Ky vendim krijon për të disatën herë fondin e mbështetjes së ndërmarrjeve sociale në vlerën 240 milionë lekë për periudhën 2023-2025. Format e mbështetjes përmes subvencionin do bëjnë të mundur që individë që janë pjesë e programeve të papunësisë të mund të punësohen në mënyrë që shteti të subvencionojë pagën minimale për ta. Kjo formë e re vjen për të mbështetur organizatat jofitimprurëse. Një ndër elementet përveç kritereve që duhet të plotësojnë është që deri në 50% e të punësuarve do të jenë individë që janë pjesë e skemave të mbrojtjeve sociale. Këto forma mbështetje vijnë në kuadër të fuqizimit ekonomik të personave që janë në moshë aktive pune, pjesë e programeve të ndihmës ekonomike por tashmë kanë mundësi të riintegrohen në tregun e punës. Ne kemi punuar fort për të bërë të mundur integrimin dhe riintegrimin e familjeve që janë pjesë e programeve tona sociale”, tha Manastirliu.

ogerta manastirliu

Sondazh

Poll