Bota

“Në pikëpyetje” prej demonstruesve, vizita e mbretit Charles III rrezikon të mos bëhet prej zemërimit popullor

Megjithatë, siç tha sot ministri i brendshëm i vendit, Géral Darmanen, Franca është e gatshme të mirëpresë monarkun britanik pavarësisht protestave.

24 Mars 2023, 10:19 Nga k.m.
“Në pikëpyetje” prej demonstruesve, vizita e mbretit
Mbreti Charles III

BRITANI E MADHE- Zemërimi i publikut për pensionet në Francë kërcënon të ndërpresë një vizitë javën e ardhshme të monarkut të Britanisë Charles III, të cilin sindikalistët duket se e kanë "shënjestruar".

"Është pothuajse e sigurt që mbreti nuk do të jetë në gjendje të marrë tramvajin për në Bordeaux siç kishte planifikuar,"-parashikoi gjithashtu Pascal Mesguenot, përfaqësuesi i sindikatës CFTC në autoritetin e transportit Transports Bordeaux Métropole (TBM). Megjithatë, siç tha sot ministri i brendshëm i vendit, Géral Darmanen, Franca është e gatshme të mirëpresë monarkun britanik pavarësisht protestave.

"Ne jemi jashtëzakonisht të fokusuar. Jemi gati ta mirëpresim në kushte të shkëlqyera,"- tha ministri për rrjetin televiziv CNews.

Një burim i Pallatit Buckingham tha në fillim të javës se protestat ka të ngjarë të ndikojnë në çështjet logjistike për vizitën mbretërore, megjithëse shefi i policisë së Parisit Laurent Nine tha për BFMTV se ishte "shumë i qetë" përpara vizitës.

Charles po bën vizitën e tij të parë zyrtare si mbret jashtë vendit nga 26 deri më 29 mars, kjo para kurorëzimit të tij në maj. 

charles iii

Sondazh

Poll