Bota

Pse prindërit duhet të jenë përgjegjës për monitorimin e TikTok? CEO mbrohet: Kemi çdo opsion për adoleshentë, por i zgjedh prindi

Chew përsëriti se TikTok ka një "opsion të diferencuar" për adoleshentët, të cilën prindërit mund ta përdorin për t'i mbrojtur ata.

23 Mars 2023, 23:58 Nga F.M
Pse prindërit duhet të jenë përgjegjës për
Shou Chew

SHBA- Republikani Troy Balderson deklaroi se Tik Tok ka qenë përgjegjëse për ofrimin e përmbajtjeve të dëmshme për fëmijët, duke përfshirë shmangien e postimeve që inkurajojnë çrregullimet e të ngrënit dhe vetëvrasjen. Në seancën ku shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew u mor në pyetje, Balderson e pyeti CEO-n se përse përgjegjësia duhet të jetë mbi prindërit për të ngritur aplikacionin për të mbrojtur fëmijët e tyre, në vend të kompanisë?

Chew përsëriti se TikTok ka një "opsion të diferencuar" për adoleshentët, të cilën prindërit mund ta përdorin për t'i mbrojtur ata.

Ai shton se ky opsion e merr çështjen "jashtëzakonisht seriozisht" dhe të gjitha përmbajtjet e dëmshme, veçanërisht që kanë të bëjnë me çrregullimet e të ngrënit, hiqen nga platforma e tyre. Por, Chew tha se është në dorën e prindërve që fëmijët e tyre ta përdorin këtë opsion.

shou zi chew

Sondazh

Poll