Aktualitet

Zyrtari shqiptar ‘kall’ terror në Tiranë, vë të gjithë policinë në dispozicion për ta ruajtur, Lapaj: Shoferët, sikur të ishin bagëti!

Sipas Lapajt, të jepte përshtypjen se në rrugë por kalonte Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

23 Mars 2023, 20:49 Nga F.M
Zyrtari shqiptar ‘kall’ terror në Tiranë, vë të
Foto Ilustruese

TIRANË- Një zyrtar shtetëror ka marrë në dispozicion një numër të konisderueshëm për ta shoqëruar kur udhëton me makinë. Avokati Adriatik Lapaj shkruan në një postim në Facebook se personi në fjalë, emrin e të cilit nuk e di, e kishte targën shtetërore AA 091 ZZ dhe për nga siguria që kishte, të jepte përshtypjen se në rrugë por kalonte Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Lapaj shton gjithashtu se ajo që i ka bërë përshtypje është mënyra se si trajtoheshin shoferët, sikur të ishin bagëti.

Postimi:

Nuk e di kush e ka targën shtetërore AA 091 ZZ, por sjellja e eskortës që e shoqëronte ishte sikur po kalonte Joe Biden...motorr policie...makina policie...fenelina...sirena...dhe ai me motorr që u bërtiste shoferëve si t'i kishte bagëti...i dolën kokërdhokët e syrit vendit nga shtrëngimi... Do më vinte turp po të isha zyrtari brenda makinës në fjalë.  Këta bëjnë sikur kanë në duar interesat e globit dhe rrezikohen shumë...mortjaaa... Refuzojini këto modele arkaike që gjenden ende në trevat tona!

adriatik lapaj

Sondazh

Poll