Aktualitet

VIDEO/ Skandal në Ali Dem, administratori vendos çip në pallat pa lajmëruar banorët, qytetarët ngelin jashtë: Jemi me fëmijë! (Mbërrin policia)

E gjitha kjo bëhet për arsye sigurie, por problem qëndron në faktin që administratori nuk ka njoftuar asnjë prej banorëve.

23 Mars 2023, 20:17 Nga F.M
VIDEO/ Skandal në Ali Dem, administratori vendos çip në pallat
Administratori

TIRANË- Banorët e një pallati në kompleksin ‘Mangalem’ në Ali Dem kanë mbetur jashtë shtëpive të tyre pasi administratori ka instaluar sistemin me kod hyrjeje (çip). E gjitha kjo bëhet për arsye sigurie, por problem qëndron në faktin që administratori nuk ka njoftuar asnjë prej banorëve.

Për rrjedhojë, ata nuk përdorin dot ashensorët dhe nuk futen dot në shtëpitë e tyre. Banorët kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Në videon e dërguar nga banorët për Dosja.al shihet se si qytetarët kërkojnë llogari nga administratori. Ata shprehen se kanë fëmijë të vegjël me karroca që nuk presin dot derisa policia t’i japë zgjidhje situatës. Ngjitja përmes shkallëve për disa prej tyre nuk është e lehtë.

banoret ne ali dem

Sondazh

Poll