Politike

Takimi me kryeparlamentarin britanik, Rama: Shprehu shqetësimin për retorikën kundër shqiptarëve!

Edi Rama shkruan se Hoyle kishte shprehur gjithashtu shqetësimin e tij për retorikën ndaj shqiptarëve të përdorur nga politikanët britanikë. 

23 Mars 2023, 17:33 Nga k.m.
Takimi me kryeparlamentarin britanik, Rama: Shprehu shqetësimin për
Edi Rama dhe Lindsay Hoyle

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje nga takimi që zhvilloi sot në Londër me kryetarin e Dhomës së Komunëve, Lindsay Hoyle. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama shkruan se Hoyle kishte shprehur gjithashtu shqetësimin e tij për retorikën ndaj shqiptarëve të përdorur nga politikanët britanikë. 

"Londër - Takim me Kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, i cili shprehu keqardhje për retorikën shqetësuese ndaj shqiptarëve dhe duke nënvizuar domosdoshmërinë e luftës së përbashkët kundër rrjeteve kriminale, theksoi vlerat e pamohueshme të komunitetit shqiptar në Britani, si edhe ngriti lart rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare,"-shkruan Edi Rama. 

POSTIMI I PLOTË:

edi rama edi rama ne britani

Sondazh

Poll