Politike

“Edhe gjuhën e përdorni për të vjedhur Damian”, Berisha: Qeveria e Ramës hap digat, sekserët e rishesin 5-fish energjinë

Berisha tha se sekserët e rishesin energjinë në tregun rajonal dhe europian me pesëfishin e çmimit.

23 Mars 2023, 14:42 Nga A.B
“Edhe gjuhën e përdorni për të vjedhur Damian”,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit, se Qeveria po vjedh energjinë. Ai u shpreh se çdo verë zbraz digat duke shtuar me 30-40 euro kilovatin e energjinë sekserëve të tyre. Më tej, Berisha tha se sekserët e rishesin në tregun rajonal dhe europian me pesëfishin e çmimit.

“Këtu kanë sjellë dhe diskutohet për një ligj për energji, ata të cilët e kanë shndërruar energjinë, kaskadën, në një mallkim për ju dhe e kanë realizuar këtë vetëm e vetëm duke vjedhur. Sjellin këtu një ligj qesharak ku zotohen se pas kaq vitesh do arrijnë një 54% të rinovueshme të energjisë… Po ju edhe gjuhën e përdorni për të vjedhur Damian, edhe foljet i vendosni sipas xhepit. Dy vitet e fundit HEC private kanë prodhuar 58% të prodhimit të përgjithshëm. Organizata kriminale që drejton energjinë, çdo verë ka zbraz digat duke shituar me 30-40 euro energjinë sekserëve të tyre, dhe këta e rishesin në tregun rajonal dhe europian me 5-fishin dhe paratë o ndajnë me këta që shihni pas meje, me në krye Ramën”, tha Berisha.

sali berisha seance plenare 23 mars 2023

Sondazh

Poll