Politike

'Ke vetëm një rrugë'/ Ahmetaj nën hetim nga SPAK, Berisha e këshillon: Bëhu i penduari i drejtësisë!

Berisha e këshilloi që të bëhet i penduari i drejtësisë, e më pas të zbulojë aktivitetet e qeverisë. 

23 Mars 2023, 14:21 Nga A.B
'Ke vetëm një rrugë'/ Ahmetaj nën hetim nga SPAK,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur sot në Kuvend për inceneratorët. Ai tha se Arben Ahmetaj është fajtor por kjo aferë sipas tij nuk mund të bëhej pa Edi Ramën, të cilin e konsideroi kokën e krimit. Ai e këshilloi që të bëhet i penduari i drejtësisë, e më pas të zbulojë aktivitetet e qeverisë. 

"Do informoj për Ahmetaj, i cili është vendosur në hetim, kam mbështet dhe mbështes çdo zbatim ligji, theksoj se ai është përgjegjës ndër më kryesorët në aferën e inceneratorëve, ai ka firmën në transferimin e atij të Elbasanit dhe të Fierit. Ahmetaj ka miratuar me firmë të gjitha procedurat antiligjore të ndjekura në këtë proces, ai ka qënë i lidhur si mishi me thoin me Mërtirin dhe Zotit. Njëri ka punuar edhe në kompaninë e tij Hermes. Kryeautori është një dhe ai e ka emrin Rama. Afera, 700 milionëshe e inceneratorëve nuk bëhej pa insistimin e Ahmetaj. Në daljen e tij të fundit u shpreh se qeverinë nuk mund ta lëvizja unë, ua them unë, kurrë nuk e lëviz dot një ministër qeverinë por kryeministri. Rama e lëvizi. Ahmetaj ka përgjegjësi të plotë se nuk mbikqyri plaçkitjen e parave, e del e thotë 'ndiq paratë', ndjeki po edhe ti do mbetesh në atë vorbull, se jep këshilla pasi tu kujtua. 

Ahmetaj ka vetëm një rrugë, të bëhet i penduari i drejtësisë, ka vjedhur për të vjedhur, po të bëhet i penduar, që të tegojë të gjitha gjërat e kësaj qeverie"-tha Berisha.

sali berisha seance plenare 23 mars 2023

Sondazh

Poll