Politike

Balla-Berishës: Ti duhet të përgjigjesh për abuzimet me energjinë, bën mirë Këlliçi që spo të përfshin në fushatë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se Berisha me privatizimin që i ka bërë rafinerisë së Ballshit, e ka shkatërruar atë.

23 Mars 2023, 15:01 Nga I.A
Balla-Berishës: Ti duhet të përgjigjesh për abuzimet me
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se kreu i PD-së Sali Berisha duhet të dalë para drejtësisë për abuzimet me energjinë elektrike. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se Berisha me privatizimin që i ka bërë rafinerisë së Ballshit, e ka shkatërruar atë. Po ashtu Balla tha se Këlliçi ka bërë mirë që fushatën për kryetar Bashkie nuk e ka përfshirë Berishën. 

"Unë bie dakord me atë që i kanë thënë Belind Këllicit për fushatën tani. Mos u shfaq asgjëkundi me Saliun se po dole me të je shumë i humbur. Jam shumë dakord që Belindi duhet ta zbatojë këtë strategji. Sali Berisha është një e keqe që të gjithë duhet të biem dakord që ky vend duhet të shpëtojë. Zotëria sapo foli duhet të ishte para drejtësisë për shumë çështje që lidhjen edhe për energjinë elektrike. Kemi termocentralin e Vlorës, një investim që po të pyesësh nuk dinë se sa kaq enë fatura finale për të që nuk u vu kurrë në punë, të investosh me para publike në një termocentral dhe mos të vihet kurrë në punë, do të duhen shumë para të tjera. E nisi Saliu e bitis Saliu dhe e la jashtë funksionit. U investua në termocentral dhe nuk u vu në punë. Privatizimin e kompanisë shtetërore e betë ju. Keni privatizuar rafinerinë e Ballshit, duke e shkatërruar përfundimisht gjithë atë rafineri dhe duke lënë një qytet si Ballshi pa një industri. Drejtësia vonon por nuk harron", tha Balla.

taulant balla seance plenare 23 mars 2023

Sondazh

Poll