Sport

“EURO 2024”/ Spikat Itali-Angli! Nis sot rrugëtimi drejt Gjermanisë me tetë sfidat e para…

Këtë të enjte nisin eliminatoret e “Euro 2024” dhe përballjet premtojnë spektakël të vërtetë.

23 Mars 2023, 12:55 Nga DOSJA
“EURO 2024”/ Spikat Itali-Angli! Nis sot rrugëtimi drejt

GJERMANI - “Euro 2024” nis sot rrugëtimin drejt Gjermanisë. Sfida më e fortë e mbrëmjes pritet të jetë mes Italisë, kampione dhe Anglisë sfidante. Këto dy skuadra rikthehen për t’u përballur me njëra-tjetrën në këtë kompeticion, pas finales së 11 korrikut 2021, nga e cila kampion të Europës dolën djemtë e Mancinit. Ndeshja do të luhet në Armando Diego Maradona, duke nisur nga ora 20:45.

Portugalia do të presë Lihtenshtejn, në Estadio Jose Alvalade të Lisbonës, po në orën 20:45. Këto dy skuadra janë ndeshur me njëra-tjetrën shtatë herë gjatë gjithë historisë, nga të cilat gjashtë i ka fituar Portugalia dhe një ka dalë barazim.

Jo më pak me interes do të jetë edhe sfida nordike midis Danimarkës dhe Finlandës, apo ajo midis fqinjëve tanë të Maqedonisë së Veriut, të cilët do të presin në Shkup kombëtaren e Maltës. Këto skuadra janë ndeshur gjatë gjithë historisë katër herë me njëra tjetrën në Europian dhe në miqësore dhe ndër to tre takime i ka fituar Maqedonia e Veriut dhe një takim është mbyllur me barazim.

Sakaq, në Astana e largët, Kazakistani do të përballet me Sloveninë, takim ky që do të nisë në orën 16:00 dhe do të jetë i pari i eliminatoreve të “Euro 2024”. Ja dhe kalendari i ndeshjeve të sotme:

Grupi ‘J’

20:45 Bosnia-Herzegovina - Iceland

20:45 Portugal - Liechtenstein

20:45 Slovakia - Luxembourg

Grupi ‘C’

20:45 Italy - England

20:45 North Macedonia -Malta

Grupi ‘H’

16:00 Kazakhstan - Slovenia

20:45 Denmark - Finland

20:45 San Marino - Northern Ireland

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll