Sport

Buffon, kujtohet sot se si u nxitua tek PSG dhe humbi 10 milionë euro!

Ai ishte i shkëlqyer në portë për parisienët dhe dukej se do të qëndronte në Parc des Princes, megjithatë, në fund të sezonit ai përsëri vendosi të largohej nga Parisi dhe të kthehej tek Juventus.

23 Mars 2023, 12:49 Nga DOSJA
Buffon, kujtohet sot se si u nxitua tek PSG dhe humbi 10 milionë euro!

ITALI - Portieri i famshëm italian, Gianluigi Buffon, ka pranuar se i vjen keq që u largua nga Paris Saint-Germain dhe u kthye në Juventus në vitin 2019.

Pas 17 vitesh në klubin torinez, në vitin 2018, për habinë e shumëkujt, Buffon kaloi te Paris Saint-Germain.

Ai ishte i shkëlqyer në portë për parisienët dhe dukej se do të qëndronte në Parc des Princes, megjithatë, në fund të sezonit ai përsëri vendosi të largohej nga Parisi dhe të kthehej tek Juventus.

Ai është penduar shumë për këtë vendim. Largimi nga Parisi ishte gabimi më i madh i jetës sime. Hoqa dorë nga 10 milionë euro”, zbuloi Buffon.

"Klubi më tha që Areola duhet të luajë në Champions League dhe unë nuk e pranova. Sipas meje duhet të luajë ai që e meriton. Prandaj u ktheva tek Juventusi. Në fund u pendova për atë vendim sepse Areola ishte i lënduar dhe ata sollën Keylor Navas si zëvendësues”, është i sinqertë Gigi.

Ish-kampioni i botës me Italinë thotë se e ka shijuar jetën në Francë. "Kam pasur eksperiencat më të mira në jetën time në Paris. U ndjeva si një njeri i lirë. Mësova shpejt gjuhën frënge, flisja me njerëz në rrugë, vizitova muzetë dhe pata ndjenjën se po luaja në një ekip të madh." thotë Buffon.

Buffon është 45 vjeç dhe aktualisht është portieri i Parmës, ku filloi karrierën e tij të shkëlqyer.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll