Sport

Formula 1/ Dyshime për trukim! "Unë mendoj se ka pasur një marrëveshje për ta lënë Sergio Pérez ta fitojë garën"...

Eddie Jordan, pronar i skuadrës së munguar Jordan, ka folur për triumfin e meksikanit

23 Mars 2023, 11:50 Nga DOSJA

Formula 1/ Dyshime për trukim! "Unë mendoj se ka pasur një

ARABIA SAUDITE - Sergio Checo Pérez fitoi Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, garën më të fundit në Formula 1, pasi fitoi ‘pole position’ dhe dominoi garën të dielën.

Por tani po dalin deklaratat, se meksikani ishte lejuar ta fitonte për shkak të një marrëveshjeje paraprake brenda Red Bull, mendon Eddie Jordan.

"Jam pak i shqetësuar sepse në rrethana normale Max Verstappen do ta kishte fituar Çmimin e Madh të Arabisë Saudite. Mendoj se ka pasur një marrëveshje për ta lënë Sergio Perez ta fitojë garën, nëse ai do të kishte ‘pole position’ dhe do ta drejtonte garën gjatë gjithë kohës,"-  ka thenë Jordan për OLBG.

Formula 1/ Dyshime për trukim! "Unë mendoj se ka pasur një

Eddie Jordan vuri në dukje, se do të kishte dy kushte për t'u përmbushur te Red Bull për Max Verstappen, për të lejuar Sergio Pérez ta fitonte garën.

"Çfarë do të ndodhte me skuadrën, nëse nuk do ta linin Pérez të fitonte? Nëse do të kisha qenë në vendin e Checos, nuk do ta kisha lënë Verstappen të kalonte. Mendoj se Red Bull ishte rënë dakord, që nëse Verstappen do të dilte i dyti, Pérez do të ishte i pari dhe Maksi do ta linte të fitonte garën,"- shpjegon Eddie Jordan.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll